Faqja

A punon faqja edhe në telefon?

Po. E njëjta faqe, në çdo ekran: telefon, tablet dhe kompjuter.

A mund ta përditësoj vetë tekstin dhe fotot?

Po. Ju japim një panel ku ndryshoni tekstin dhe fotot pa prekur kodin, dhe ju tregojmë si përdoret.

Sa zgjat ndërtimi i një faqeje?

Varet nga sa faqe ka dhe sa shpejt vijnë tekstet e fotot nga ju. Na shkruani çfarë ju duhet dhe ju themi një afat konkret për rastin tuaj.

A më ndihmoni edhe me tekstet?

Po. Nuk keni nevojë të vini me gjithçka gati.

Mirëmbajtja

Kush e mirëmban faqen pas dorëzimit?

Mund ta mbani vetë, ose e mbajmë ne me përditësime dhe kopje rezervë të rregullta.

Çfarë ndodh nëse faqja prishet?

Na shkruani çfarë ndodhi. E shohim, gjejmë shkakun dhe ju themi çfarë duhet bërë.

A bëhen kopje rezervë?

Po, kur faqja është në mirëmbajtje te ne.

Google

A del faqja në Google?

Faqen e ndërtojmë që Google ta lexojë lehtas: strukturë e pastër, shpejtësi dhe tekste të shkruara për njerëz. Renditja pastaj varet nga konkurrenca dhe nga puna e vazhdueshme.

Sa shpejt duken rezultatet në Google?

Nuk ka një afat të njëjtë për të gjithë. Varet nga mosha e faqes, konkurrenca në fushën tuaj dhe sa përmbajtje shtohet.

A më ndihmoni me Google Maps?

Po. Bëjmë fotot e biznesit dhe rregullojmë profilin që sheh klienti kur ju kërkon në hartë.

Hostimi dhe domeni

Ku ruhet faqja ime?

Në një hosting me certifikatë SSL. Nëse keni tashmë një ofrues, punojmë me të; nëse jo, ju ndihmojmë ta zgjidhni.

Domeni dhe faqja janë të miat?

Po. Domeni regjistrohet në emrin tuaj dhe faqja mbetet e juaja.

Siguria

A është faqja ime e sigurt nga hakerat?

Asnjë faqe në internet nuk është e paprekshme, dhe kushdo që ju premton të kundërtën nuk po ju thotë të vërtetën. Ajo që bëhet është kjo: përditësime të rregullta, fjalëkalime të forta, certifikatë SSL dhe kopje rezervë, që një problem të mos kthehet në humbje.

Çfarë bëj nëse më hakohet faqja ose rrjeti social?

Mos ndryshoni asgjë dhe na shkruani. Sa më shpejt veprohet, aq më e lehtë është.