Description
AI & Automatizim Procesesh
Automatizoni detyra të përsëritura dhe përmirësoni komunikimin me klientët me chatbot, asistentë AI dhe rrjedha pune të përshtatura për biznesin tuaj.
Zgjidhjet e disponueshme
- Chatbot për website dhe pyetje të zakonshme.
- Asistent AI për komente, DM dhe kërkesa klientësh.
- Automatizim workflow-sh, njoftimesh, formularësh dhe ndjekjesh.
- Agjent AI i personalizuar dhe lidhje me CRM ose shërbime të jashtme.
Si fillon projekti
Pas porosisë bëjmë analizën e procesit, përcaktojmë kanalet, veprimet që automatizohen, rregullat e miratimit dhe integrimet e nevojshme. Para aktivizimit ju paraqitet rrjedha për testim dhe aprovim.
Çmimet e paketave dhe tarifat mujore
- Chatbot për Website: €149 konfigurim fillestar + €39/muaj për mirëmbajtje dhe mbështetje.
- AI Social Assistant – Komente & DM: €199 konfigurim fillestar + €59/muaj për mirëmbajtje dhe mbështetje.
- Automatizim Workflow: nga €249 për konfigurim fillestar.
- Agjent AI i personalizuar: nga €499, sipas analizës dhe specifikimit.
Tarifat mujore faturohen veçmas pas marrëveshjes dhe nuk aktivizojnë vetvetiu rinovim automatik.
E rëndësishme: Abonimet e modeleve AI, përdorimi i API-ve, SMS/telefonia dhe shërbimet e palëve të treta nuk përfshihen në çmimin fillestar, përveç kur specifikohen. Integrimet varen nga API-të, autorizimet dhe testimi. Publikimet dhe veprimet kritike financiare kalojnë për miratim.




Reviews
There are no reviews yet.